Folé është një platformë digjitale që lidh projektet e ndërtimit, arkitekturës dhe real estate-it me njerëzit, bizneset, bankat dhe investitorët. Ajo ofron transparencë, informacion teknik dhe mundësi bashkëpunimi në një ekosistem të unifikuar.
Klikoni në “Krijo llogari” në menunë kryesore dhe plotësoni të dhënat bazë: emrin, emailin dhe fjalëkalimin tuaj. Pas konfirmimit përmes emailit, mund të hyni menjëherë në panelin e përdoruesit.
Regjistrimi dhe shfletimi i projekteve janë falas.
Disa shërbime të avancuara (p.sh. publikimi i projekteve nga bizneset) mund të kenë tarifë abonimi ose komision minimal.
Shkoni te Profili im → Siguria e llogarisë → Ndrysho fjalëkalimin dhe ndiqni udhëzimet.
Nëse keni harruar fjalëkalimin, përdorni opsionin “Rivendos fjalëkalimin” në faqen e hyrjes.
Jo. Çdo përdorues duhet të ketë vetëm një llogari aktive, në përputhje me termat e përdorimit.
Mund të dërgoni një kërkesë për fshirje llogarie në: [email protected]
Pas verifikimit të identitetit, llogaria do të fshihet brenda 7 ditëve pune.
Vetëm llogaritë e tipit Business mund të publikojnë projekte.
Pasi të jeni regjistruar si biznes, shkoni te Paneli → Krijo projekt të ri dhe plotësoni fushat përkatëse:
Emri i projektit
Kategoria dhe statusi
Vlera, afatet, galeria dhe informacioni teknik
Po. Agjencitë ose zhvilluesit mund të shtojnë prona të lidhura me projektin (për shitje ose qira).
Prona publikohet vetëm pasi të miratohet nga administratori ose agjencia përkatëse.
Hyni në Panelin tuaj → Projektet e mia, klikoni “Redakto” dhe përditësoni çdo informacion.
Ndryshimet reflektohen menjëherë pas miratimit.
Përdoruesit mund të plotësojnë një formular paraprak kredie direkt nga faqja e një projekti që ka partneritet me një bankë.
Kërkesa dërgohet automatikisht te banka përkatëse për vlerësim.
Jo. Folé nuk ruan informacionet bankare ose financiare; kërkesa për kredi dërgohet vetëm tek partnerët financiarë të licencuar..
Po. Nëse jeni përfaqësues i një institucioni financiar, mund të kontaktoni në: [email protected]
Po. Folé përdor kriptim SSL dhe sisteme sigurie të avancuara për të mbrojtur informacionin personal të përdoruesve.
Ne nuk ndajmë të dhënat me palë të treta pa pëlqimin tuaj.
Lexoni faqen tonë të plotë të Politikës së Privatësisë në: www.fole.al/privacy-policy
Nëse nuk gjeni përgjigjen që kërkoni, jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Mund të na kontaktoni në çdo moment përmes kanaleve të mëposhtme: [email protected] | Chat në faqe (në këndin e poshtëm të djathtë)
Nëse hasni vështirësi në funksionimin e faqes:
Rifreskoni faqen ose pastroni cookies.
Kontrolloni nëse versioni juaj i shfletuesit është i përditësuar.
Nëse problemi vazhdon, dërgoni një email në adresen [email protected] me:
Përshkrimin e problemit
Ekranin (screenshot)
Pajisjen dhe shfletuesin që po përdorni
Çdo përmirësim ose ndërprerje e planifikuar e sistemit do të njoftohet paraprakisht në faqe dhe me email për përdoruesit aktivë.