Welcome

Support Center

Për fillestarët

Çfarë është Folé?

Folé është një platformë digjitale që lidh projektet e ndërtimit, arkitekturës dhe real estate-it me njerëzit, bizneset, bankat dhe investitorët.
Ajo ofron transparencë, informacion teknik dhe mundësi bashkëpunimi në një ekosistem të unifikuar.

Si mund të regjistrohem në platformë?

Klikoni në “Krijo llogari” në menunë kryesore dhe plotësoni të dhënat bazë: emrin, emailin dhe fjalëkalimin tuaj.
Pas konfirmimit përmes emailit, mund të hyni menjëherë në panelin e përdoruesit.

A ka kosto përdorimi?

Regjistrimi dhe shfletimi i projekteve janë falas.

Disa shërbime të avancuara (p.sh. publikimi i projekteve nga bizneset) mund të kenë tarifë abonimi ose komision minimal.

Llogaria dhe profili

Si të ndryshoj fjalëkalimin?

Shkoni te Profili im → Siguria e llogarisë → Ndrysho fjalëkalimin dhe ndiqni udhëzimet.
Nëse keni harruar fjalëkalimin, përdorni opsionin “Rivendos fjalëkalimin” në faqen e hyrjes.

A mund të kem më shumë se një llogari?

Jo. Çdo përdorues duhet të ketë vetëm një llogari aktive, në përputhje me termat e përdorimit.

Si mund ta fshij llogarinë time?

Mund të dërgoni një kërkesë për fshirje llogarie në: [email protected]
Pas verifikimit të identitetit, llogaria do të fshihet brenda 7 ditëve pune.

Projektet dhe pronat

Si mund të publikoj një projekt?

Vetëm llogaritë e tipit Business mund të publikojnë projekte.
Pasi të jeni regjistruar si biznes, shkoni te Paneli → Krijo projekt të ri dhe plotësoni fushat përkatëse:
Emri i projektit
Kategoria dhe statusi
Vlera, afatet, galeria dhe informacioni teknik

A mund të listoj prona brenda projektit?

Po. Agjencitë ose zhvilluesit mund të shtojnë prona të lidhura me projektin (për shitje ose qira).
Prona publikohet vetëm pasi të miratohet nga administratori ose agjencia përkatëse.

Si mund të redaktoj ose përditësoj një projekt?

Hyni në Panelin tuaj → Projektet e mia, klikoni “Redakto” dhe përditësoni çdo informacion.
Ndryshimet reflektohen menjëherë pas miratimit.

Financimi dhe partneritetet

Si funksionon aplikimi për kredi?

Përdoruesit mund të plotësojnë një formular paraprak kredie direkt nga faqja e një projekti që ka partneritet me një bankë.
Kërkesa dërgohet automatikisht te banka përkatëse për vlerësim.

A ruan Folé të dhënat financiare?

Jo. Folé nuk ruan informacionet bankare ose financiare; kërkesa për kredi dërgohet vetëm tek partnerët financiarë të licencuar..

A mund të bëhem partner financiar (bankë apo institucion)?

Po. Nëse jeni përfaqësues i një institucioni financiar, mund të kontaktoni në: [email protected]

Siguria dhe privatësia

A janë të sigurta të dhënat e mia?

Po. Folé përdor kriptim SSL dhe sisteme sigurie të avancuara për të mbrojtur informacionin personal të përdoruesve.
Ne nuk ndajmë të dhënat me palë të treta pa pëlqimin tuaj.

Ku mund të lexoj më shumë mbi mbrojtjen e të dhënave?

Lexoni faqen tonë të plotë të Politikës së Privatësisë në: www.fole.al/privacy-policy

Ndihmë dhe kontakt

Nëse nuk gjeni përgjigjen që kërkoni, jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Mund të na kontaktoni në çdo moment përmes kanaleve të mëposhtme: [email protected] | Chat në faqe (në këndin e poshtëm të djathtë)


Raportim problemi teknik

Nëse hasni vështirësi në funksionimin e faqes:
Rifreskoni faqen ose pastroni cookies.
Kontrolloni nëse versioni juaj i shfletuesit është i përditësuar.

Nëse problemi vazhdon, dërgoni një email në adresen [email protected] me:
Përshkrimin e problemit
Ekranin (screenshot)
Pajisjen dhe shfletuesin që po përdorni

Përditësimet e sistemit

Çdo përmirësim ose ndërprerje e planifikuar e sistemit do të njoftohet paraprakisht në faqe dhe me email për përdoruesit aktivë.